“Klasikja mbetet klasike”, Lewandowski: Ndjehem sikur kam qenë këtu për muaj të tërë

Barcelona ka triumfuar ndaj Real Madridit në “El Clasicon” e cila u zhvillua në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Katalanasit triumfuan minimalisht 0:1 ndaj “Los Blancos”, me gol të shënuar nga Raphinha.

Pas ndeshjes, Robert Lewandowski, që debutoi tha se ndihet shumë i lumtur dhe i duket sikur ka qenë me ekipin me muaj të tërë

“Edhe pse ishte miqësore, klasikja është klasike dhe është gjithmonë e ndryshme dhe e veçantë, dhe ne jemi shumë të kënaqur me cilësinë dhe intensitetin që kemi treguar. Ne presim me padurim ndeshjen e radhës, stërvitjen e radhës, sepse mendojmë se diçka e mirë nuk ka ardhur ende.

Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam pjesë e këtij ekipi. Nuk më duket sikur kam qenë me ekipin për ditë të tëra, më duket sikur kam qenë me ekipin për muaj të tërë. Ndihem shumë i mbështetur nga shokët e skuadrës dhe stafi”, ishin fjalët e sulmuesit polak. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close