Sadio Mane më i miri në Afrikë

Sadio Mane ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Afrikë. Senegalezi kishte një sezon të jashtëzakonshëm, ku me skuadrën e tij Liverpullin arritën deri në finale të Ligës së Kampionëve, përderisa me Senegalin fituan Kupën e Afrikës si dhe siguruan kualifikim në Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në fund të këtij viti në Katar. Përveç Manes, edhe seleksionuesi i Senegalit fitoi çmimin e trajnerit më të mirë afrikan. Kujtojmë se Sadio Mane këtë verë bërë një lëvizje, duke u larguar nga Liverpulli për tu bashkuar me Bayernin e Mynihut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close