Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut është hedhur shorti për sezonin e ri garues 2022/2023 për Ligën e Parë. Kampionët në fuqi, Shkupi e nis sezonin në transfertë përballë Tikveshit. Shkëndija e Tetovës, e hap sezonin në shtëpi, duke pritur Skopjen, Struga Trim Lum në xhiron e parë pret Pobedën, përderisa Renova do të luajë si mysafirë me Makedonija Gjorçe Petrovin. Në dyshet tjera, Sileksi takohet me Rabotniçkin dhe Akademia Pandevi luan ndaj Bregallnicës. Sezoni i ri garues në elitën e futbollit vendor nis me 6 gusht.


