Pulisic: Do t’i jem gjithmonë mirënjohës Jurgen Kloppit

Ylli i Chelsea, Christian Pulisic, ka zbuluar detaje interesante nga e kaluara e tij, të cilat lidhen me trajnerin aktual të Liverpool, Jurgen Klopp.

Pulisic ishte pjesë e skuadrës së Borussia Dortmund para se të kalonte te Chelsea. Sa ishte në akademinë në ‘Signal Iduna Park’, Klopp ishte trajner i skuadrës së parë te Dortmund.

Trajneri gjerman ishte i pari që ftoi yllin e Amerikës në stërvitjet me skuadrën e parë të BVB, dhe për këtë, anësori i Chelsea do t’i jetë gjithmonë mirënjohës trajnerit gjerman.

“Është gjë e çmendur si njerëzit nuk e kuptojnë se unë fillova në skuadrat e reja atje. Unë po punoja shumë për një mundësi që mund ta kisha”, ka thënë Pulisic, transmeton lajmi.net.

“Unë shkoja në një shkollë në Gjermani, dhe kurrë nuk e harroj kur një dit pash një mesazh nga trajneri im. Aty thuhej se do të stërvisja me skuadrën e parë sonte. Për pjesën e mbetur të ditës, nuk kisha fokus, krejt çka mendoja  ishte ajo”, ka shtuar amerikani.

“U bëra gati, shkova në stërvitje dhe ishte joreale. Isha 16 ose 17 vjeç dhe isha duke bërë përgatitjet me emra të mëdhenjë asokohe. Aubameyang, Reus, Hummels, Mkhitaryan. Ata luajtën në finale të Ligës së Kampionëve një vit më herët”.

“Isha tejet i emocionuar dhe i lumtur dhe unë jam falënderues ndaj Jurgen Klopp që më dha atë mundësi. Do ta mbaj gjithmonë me vete dhe i jam vërtetë mirënjohës”, ka shtuar Pulisic ndër të tjerash, transmeton lajmi.net.

Pulisic kalonte katër sezone me Dortmund, duke luajtur në 127 ndeshje, ku shënoi 19 gola. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close