Të shtunën e javës së ardhshme, Eintracht Frankfurt do të jetë nikoqir i Monchengladbach, për një ndeshje që po pritet me padurim nga gjithë tifozët e futbollit.

Para kësaj ndeshje, disa fjalë ka thënë drejtori sportiv i Frankfurt, Fredi Bobic, i cili iu ka bërë thirrje tifozëve që të mos paraqiten në stadium.
“Kemi folur shumë me tifozët dhe iu kemi thënë: ‘Dëgjoni djema, mos u paraqitni te stadiumi. Nëse paraqiteni, ne do të humbim këtë ndeshje, pasi rregullat janë strikte’”, ka bërë të ditur Bobic, transmeton lajmi.net.
“Nëse tifozët paraqiten, ndeshja i regjistrohet skuadrës mysafire”, ka shtuar tutje ai.
Dëshira për të parë ndeshje futbolli është më e madhe se kurrë, pikërisht pas suspendimit të futbollit për tash e më shumë se një muaj, por tifozët duhet të tregojnë dashurinë e vërtetë duke sakrifikuar dhe duke mos u paraqitur aty për skuadrat e tyre. /Lajmi.net/

