Besart Krivanjeva largohet nga Egnatia, drejt transferimit te Gjilani

Mbrojtësi nga Shkupi, Besart Krivanjeva është larguar nga skuadra e Egnatias dhe sezonin e ri nuk do të jetë pjesë e kampionatit shqiptar. Krivanjeva ka ndërprerë bashkëpunimin me Egnatia, me të cilët kishte kontratë edhe një vit tjetër. Sipas burimeve të televizionit Shenja, Krivanjeva do të transferohet në elitën e futbollit të Kosovës. Futbollisti shkupjan ka arritur akord me ekipin e Gjilanit, ndërsa zyrtarizimi i tij mbetet çështje ditësh. Krivenjeva te Gjilani do të bashkohet sërish me Zekirija Ramadanin, me të cilin punuan edhe te Egnatia një gjysmësezoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close