Nehar Sadiki firmos me Egnatian

Mbrojtësi Nehar Sadiki sezonin e ri do të luajë në Superligën e Shqipërisë me skuadrën e Egnatias. Futbollisti nga Maqedonia e Veriut ka firmosur kontratë me Egnatian dhe është zyrtarizuar nga klubi shqiptar në faqen e tyre. Sadiki te Egnatia transferohet nga Boreci, me të cilët luajti në sezonin që lamë pas në elitën e futbollit vendor. Përveç me Borecin, Nehar Sadiki ka luajtur edhe për Rabotniçkin, Renovën dhe Hamrun Spartin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close