Në Nion të Zvicrës sot u hodh shorti edhe për raundin e parë eliminatorë të Ligës së Konferencës, në të cilën vendi jonë përfaqësohet nga tre skuadra.

Shkëndija për kundërshtarë në këtë kompeticion do të ketë armenët e Ararat Jerevan, përderisa Akademia Pandevi do të përballet me polakët e Lehia Gdansk. Ndeshjen e parë Shkëndija do ta zhvillojë me 7 korrik në Shkup, ndërsa Akademia Pandev në transfertë. Ndeshjet kthyese në program janë një javë më vonë.
Makedonija Gjorçe Petrovi si fituese e Kupës së Maqedonisë, garat eliminatore në Ligën e Konferencës i nis nga xhiroja e dytë.

