Australia siguron biletën për në Kampionatin Botëror

Australia ka siguruar një vend për në Kupën e Botës “Katari 2022”, pasi mposhti Perunë 5-4 në penallti për t’u kualifikuar.

Finalja ndërkontinentale e play-off-it përballi Perunë kundër Australisë në stadiumin “Al Rayyan” në Katar.

Rezultati do të thotë që Australia do të jetë Kampionatin Botër për të pestën herë radhazi, pasi që ka munguar për herë të fundit në vitin 2002.

Australia do të jetë në grupin D, bashkë me Francën, Danimarkën dhe Tunizinë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close