Sulmuesi kërçovarë Florian Kadriu sezonin e rradhës do të luajë në mjedis të ri. 25 vjeçari i ka dhënë fund bashkëpunimit njëvjeçar me Struga Trim Lum-in dhe tashmë si futbollist i lirë do të zgjedhë klubin e ri ku do të vazhdojë karrierën e tij. Kadriu luajti në 25 ndeshje sezonin e shkuar me struganët, por në bisedime me klubin ka vlerësuar se ndarja në këtë moment është në interes të të dyja palëve. Ai ndërkohë vazhdon me stërvitje individuale duke pritur që merkato t’i sjellë opsionet për të vendosur se ku do të luajë në të ardhmen.

Florian Kadriu luan si sulmues krahu dhe përveç Struga Trim&Lum-it në kampionatin tonë ka luajtur edhe me Renovën, Rabotniçkin dhe Shkupin, ndërsa ka luajtur edhe me Sebail-in në Azerbejaxhan, si dhe Teutën e Durrësit dhe Tiranën në Shqipëri.

