Futbollisti nga Maqedonia e Veriut, Mevlan Adili i ka dhuruar trofeun e Kupës së Shqipërisë skuadrës së tij Vllaznisë, pasi në finale triumfuan ndaj Laçit me rezultatin 2:1. Ishte pikërisht futbollisti shkupjan që shënoi golin vendimtar dhe të fitores për Vllazninë në minutën e 95-të, duke gjetur rrjetën nga një distancë e largët për të vulosur shifrat 2:1 të kësaj finale. Ndërkohë më herët kishin shënuar Hoxhaj për Vllazninë dhe Guindo për Laçin. Për ekipin shkodran ky është trofeu i dytë me radhë që fiton në kompeticionin e Kupës dhe i 8-ti më në histori të klubit. Mirel Josa vendos edhe një rekord, pasi bëhet trajneri me më shumë trofe të fituar në Shqipëri me 5 kampionate, 4 kupa dhe 3 Superkupa.


