Lorik Jakupi dërgon në finale shpresat e Shkëndijës

Super paraqitje e Lorik Jakupit që me dy gola çon në finale të Kupës kuqezinjtë e rinjë. Shkëndija U19 fitoi 2:0 Akademia Pandevin në ndeshjen e vetme gjysmëfinale, duke prerë biletën për finalen e madhe ku përballë Vardarit U19 do të diskutojnë trofeun e Kupës. Djemtë e trajnerit Berat Imeri gjatë gjithë duelit ishin rival më i mirë se skuadra strumicase, duke krijuar shanse prej të cilave dy i shfrytëzoi fantazisti Lorik Jakupi. Fillimisht një e majtë e bukur e Jakupit prej jashta zonës shkoi në cepin e portës kundërshtare për rezultat 1:0. Ndërkohë i njejti futbollist më vonë realizoi saktë nga penaltia për epërsi 2:0 që në pjesën e parë, e që më vonë u tregua të ishte epilogu final i kësaj përballeje. Për Lorik Jakupin ishte një tjetër paraqitje shumë pozitive me Shkëndijën U19 të cilët praktikisht i dërgoi në finale të Kupës, derisa në kampionat reprezentuesi i shpresave të Maqedonisë së Veriut ka shënuar 10 gola dhe 6 asiste. 

Në gjysmëfinalen tjetër të të rinjëve Vardari eliminoi Shkupin pas egzekutimit të penaltive.

Finalja e Kupës për gjeneratën U19 ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit luhet më 2 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close