Formula 1, Verstappen fiton në Miami!

Gara e parë në Miami Grand Prix i ka takuar pilotit të Red Bull, Max Verstappen.

Kampioni në fuqi doli fitues në Miami, duke marrë fitoren e dytë radhazi në këtë sezon.

Ndonëse nga pozita e parë u nis Leclerc, ai nuk ruajti dot pozitën e tij, me holandezin Verstappen që bëri më mirë.

Gjithsesi, Charles Leclerc arriti ta mbyllte garën në pozitën e dytë, kurse podiumi i kompletua nga Carlos Sainz.

Perez i Red Bull ishte në pozitën e katërt, kurse Mercedes pa dy pilotët e saj në pozitat pesë dhe gjashtë (Russell 5, Hamilton 6).

Russell u nis nga pozita e 12 dhe pati rezultatin gati më të mirë në këtë ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close