Edhe pse ishin nisur me shtatë autobusë për të shkuar në ndeshjen Shkëndija – Shkupi në Tetovë, tifo grupi i Shvercerave është ndaluar në pikëpagesën eparë për në Tetovë nga forcat policore.
Janë të shumtë forcat policore ata që kanë vendosur bllokadë në rrugën drejt stadiumit, kjo për shkak parandalimit të incidenteve të mundshme në stadiumin e qytetit në Tetovë.
Me tifo grupin e Shvercerave ka biseduar edhe trajneri i Shkupit, Goce Sedllovski, duke kërkuar mirëkuptim.

Ndeshja Shkëndija – Shkupi luhet sot, duke nisur nga ora 17:00.

