Pas një sezoni të suksesshëm me Shkëndijën e Tetovës në kampionat, talenti Blerton Baftijari ka marrë ftesë nga përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në volejboll për Ligën e Argjendtë të Europianit që do të zhvillohet nga 25 maji deri më 19 korrik të këtij viti. Ftesa ka ardhur në adresë të klubit kuqezi, me Baftijarin që pritet ti bashkohet sonte në mbrëmje përfaqësueses së vendit në përgatitjet në Mavrovë. Bëhet fjalë për talent 18 vjeçar i dalur nga shkolla e volejbollit të Shkëndijës. Ai luan në pozitën e pranuesit/sulmuesit dhe posedon një potencial të madh, ku pritet të jep kontribut të madh edhe për ndeshjet e Maqedonisë.


