Arbër Zeneli lë pas lëndimin, rikthehet në fushë me asist! (VIDEO)

Reims ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Monaco, duke fituar me rezultat 1:2. Skuadra mysafire arkëtoi pikët e plota falë yllit të Kosovës, Arbër Zeneli, për të cilin ishte ndeshja e parë që nga lëndimi i fundit që pësoi para disa muajve, shkruan lajmi.net.

Kosovari u inkuadrua në minutën e 80-të të takimit, derisa në minutën e fundit asistoi për Mbukun që shënoi golin e fitores (90+2).

Kujtojmë, se Zeneli ishte plotë 228 ditë jashtë fushës./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close