Giresse nënshkroi dje kontratën e tij me kombëtaren e Kosovës, në prani të mediave, në një konferencë shtypi.

Kontrata e francezit do të jetë e vlefshme deri në nëntor të vitit 2023, përcjell lajmi.net.
Trajneri i kombëtares së Kosovës ka pasur një karrierë të gjatë, me disa kombëtare, por edhe me skuadra franceze.
Fitorja më e thellë në karrierën e tij si trajner regjistrohet me të si trajner i Toulouse.
Giresse me Toulouse, në kuadër të Ligue 2 kishin mposhtur skuadrën e Lorient me rezultatin 5:0, shkruan lajmi.net. Kjo fitore regjistrohet më 11 dhjetor të vitit 1999.
Kurse, në vitin 2017, Alain Giresse u përball me humbjen më të thellë të tij në karrierën prej trajneri.
Kjo humbje erdhi sa ishte duke drejtuar Malin – në përballje kundër Marokut.
Maroku mposhti Malin me rezultatin 6:0, më 1 shtator të vitit 2017, në kualifikuese për Kupën e Botës.
Skuadra e Malit, e drejtuar nga Giresse aplikonte një sistem 4-4-2 që doli jashtëzakonisht i pasuksesshëm.
Një fitore 5:0 dhe një humbje 6:0 përbëjnë fitoren dhe humbjen më të thellë të Giresse si trajner. Shpresojmë që i pari të thyhet me Kosovën, kurse i dyti t’i mbetet Malit. /Lajmi.net/

