Shtatë herë kampioni botëror në Formula 1, Lewis Hamilton ka kërkuar nga krerët e garave që të angazhojnë më shumë gra.

Ai ka thënë se do të ishte mënyrë e mirë për të promovuar diversitetin nëse do të kishte më shumë gra si stjuartje, apo edhe si drejtoresha të garave.
“Dua të shoh më shumë gra në dhomën e stjuarteve”, ka thënë Hamilton, transmeton lajmi.net.
“Do të ishte mrekulli që të kishte një burrë dhe një grua si dy drejtorë të garave. Mendoj se është mënyrë e mirë për të promovuar diversitetin”, ka shtuar britaniku.
Hamilton ishte nga udhëheqësit kryesor për të inkuadruar BLM në F1 sezonin e kaluar. Ai printe gjunjëzimin para çdo gare. /Lajmi.net/

