Georginio Wijnaldum mund të transferohet tek Atletico Madrid

Mesfushori holandez duket se është penduar që ka marrë vendimin për t’iu bashkuar skuadrës parisiene verën e kaluar, pasi nuk ka besimin e trajnerit Mauricio Pochettino.

Atletico Madrid janë shumë të vëmendshëm ndaj situatës së Wijnaldum. Kjo pasi, Diego Simeone dëshiron të përforcojë mesfushën e tij.

Sipas trajnerit argjentinas, ai është një lojtar i klasit botëror dhe ka nevojë për një ekip që i beson vërtetë atij si titullar, e që titullar mund të jetë në Wanda Metropolitano, transmeton lajmi.net.

Përveç Atleticos, interesim për 31 vjeçarin kanë shfaqur edhe disa ekipe nga Premier Liga.

Klube si Newcastle United, West Ham dhe Aston Villa janë lidhur me holandezin muajt e fundit.

Paga të cilën mesfushori fiton aktualisht është rreth 10 milionë euro në sezon./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close