Chicago Fire ka kompletuar transferimin e sulmuesit Xherdan Shaqiri. Shaqiri i është bashkuar skuadrës amerikane, duke u larguar nga Lyon pas vetëm gjashtë muajve.

Zvicerani është bërë transferimi më i shtrenjtë i skuadrës amerikane, derisa ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
“Chicago Fire njofton për transferimin e mesfushorit Xherdan Shaqiri nga Lyon. Shaqiri është bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit dhe kontrata do t’i vazhdojë deri në sezonin 2024”, shkruhet në komunikatë.
The A̶l̶p̶i̶n̶e Lake Michigan Messi. #cf97 | @XS_11official pic.twitter.com/ekiHoGhIoY
— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) February 9, 2022
Ndërkohë, raportohet se transferimi kushtoi 7 milionë euro.

