Egjipti dhe Senegali do të kontestojnë finalen e Kupës së Afrikës, me dy yjet e Liveprool, Mohamed Salah e Sadio Mane që udhëheqin kombëtaret e tyre në këtë finale.

Para ndeshjes, trajneri i Egjiptit, Diaa El Sayed thotë se finalja duhet të shtyhet, së paku për një ditë.
Ai beson se ndeshja duhet të luhet të hënën dhe jo të dielën, në mënyrë që të dy kombëtaret të kenë së paku katër ditë për t’u përgatitur, transmeton lajmi.net.
Ky propozim mund t’i hap telashe trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp i cili po pret për dy yjet e tij të kthehen.
Gjasat janë minimale, për të mos thënë inekzistente që finalja e Kupës së Afrikës të shtyhet për të hënën, për shkak të audiencës globale që i konvenon të luhet të dielën, në vikend. /Lajmi.net/

