Boksieri britanik kishte para vetes një ofertë që të lironte rrugë për duelin e unifikimit të titujve, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

AJ kishte refuzuar gjithçka, madje me një fjali të thjeshtë. “Nuk ka shanse”, transmeton lajmi.net.
Kjo përgjigje e Joshua kishte ardhur si pasojë e mos-bindjes së tij se do të siguronte duelin me fituesin e Usyk-Fury.
Pas shumë negociatave, Tyson Fury tashmë do të përballet me Dillian Whyte, kurse Joshua shfrytëzon të drejtën e tij për revanshin me Oleksandr Usyk. /Lajmi.net/

