LO Dimërore: Albin Tahiri do ta bartë i vetëm flamurin e Kosovës, një rast pozitiv me COVID në ekipin kosovar

Pekin 2022 do të ketë edhe ekipin kosovar, që pritet të marrë pjesë me dy atletë; Albin Tahiri e Kiana Kryeziu.

Sot, kur shënohet dita hapëse e Lojërave Olimpike, bëhet edhe parakalimi i ekipeve. Këtë parakalim dhe bartjen e flamurit, Albin Tahiri do ta bëjë i vetëm, përcjell lajmi.net.

Komiteti Olimpik i Kosovës njofton se Tahiri do ta bëjë këtë i vetëm, pasi trajneri Agim Pupovci ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Kiana Kryeziu është identifikuar si person kontakti dhe po ashtu nuk lejohet të marrë pjesë në ceremoni. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close