Kiana Kryeziu flet për mediumin e madh zviceran: Krenare që përfaqësojë Kosovën në Olimpiadë

Edhe pse është vetëm 17-vjeçare, Kryeziu ka nisur të bëjë historinë me Kosovën, shkruan lajmi.net.

Në një intervistë për mediumin zviceran “Blick“, Kryeziu e vlerësoi paraqitjen si një ëndërr të bërë realitet.

“Një ëndërr e bërë realitet. Në shtetin tim, skijim është i ngadaltë, por sigurisht ka nisur të bëhet i rëndësishëm”.

Tutje, Kryeziu theksoi se nuk njeh askënd në Zvicër, mirëpo që njeh futbollistët që luajnë për Kombëtaren e Zvicrës.

“Sigurisht e njoh Xherdan Shaqirin, edhe pse nuk luan për Kosovën”.

Në fund, Kryeziu zbulon idhullin e madh dhe tha që ndihet krenare që përfaqëson shtetin e Kosovës në Olimpiadë.

“Lara Gut-Behrami është idhulli im. Jam krenare që përfaqësojë shtetin tim në Olimpiadë”./Lajmi.net/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close