Man United rikthen interesimin për Koulibalyn

“Djajtë e Kuq” kanë shprehur interesim për Koulibalyn edhe në vitet e kaluara, ku ofruan edhe 100 milionë euro, por marrëveshja nuk u realizua, transmeton lajmi.net.

Napoli tani është i hapur për shitjen e senegalezit, ngase janë të kënaqur me Amir Rrahmanin në ‘zemrën’ e mbrojtjes.

Man United ka rikthyer interesim duke marrë parasysh se Harry Maguire nuk është duke pasur sezonin më të mirë, derisa Raphael Varane ende nuk e ka gjetur formën.

Prapa këtyre dyve, Victor Lindelof dhe Eric Bailly nganjëherë bëjnë paraqitje të mirë, por shpesh herë nuk janë në formën më të mirë.

Napoli do ishte i hapur për shitjen e Koulibalyt për 50 milionë euro, kërkesë të cilën Man United mund ta paguajë lehtësisht në verën e ardhshme./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close