Barcelona publikon detajet e kontratës së Aubameyang – kontratë deri në vitin 2025

Barcelona ka publikuar detajet e kontratës së transferimit më të fundit, Pierre-Emerick Aubameyang. Gaboni ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025, me opsion largimi në verën e vitit 2023, për një klauzolë rreth 100 milionë euro.

“FC Barcelona dhe Pierre-Emerick Aubameyang kanë arritur marrëveshje për lojtarin, pasi sulmuesi ndërpreu kontratën me Arsenalin”, ishte shkruar në komunikatë.

Ndërkohë, prezantimi zyrtar i Aubameyang në fanellën e Barcelonës do bëhet në ditët e ardhshme./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close