Zyrtare: Covidi bën që ndeshja mes Man Utd dhe Brentford të shtyhet

Me 42 raste pozitive me Covid-19, liga më e fortë e futbollit në botë ka konfirmuar se është në rrezik të madh.

Skuadra e Manchester United është në mesin e skuadrave të goditura. Ajo dje anuloi të gjitha stërvitjet.

Mbrëmë, Premier League ka konfirmuar se edhe ndeshja mes Man United dhe Brentford do të anulohet, transmeton lajmi.net.

Ndeshja ishte planifikuar për sonte, megjithatë kjo nuk mund të vazhdojë sipas orarit.

Për ndeshjen do të caktohet një orar tjetër. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close