Fund dramatik në kualifikueset për Grand Prix të Arabisë: Hamilton në ‘pole-positon’, përplaset Verstappen

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, printe garën e sotme kualifikuese për shumicën e kohës, por në fund nuk bëri mirë kalkulimet, shkruan lajmi.net.

Verstappen u përplasë me barrierat anash pistës në rrethin e fundit, duke bërë që ta humb kështu ‘pole-position’.

Rivali i tij kampion në fuqi, Lewis Hamilton ka përfunduar në ‘Pole-position’, kurse Max mbeti në P3 për startin e nesërm.

Valtteri Bottas do të niset nga pozita e dytë, gjë që i ndihmon shumë skuadrës së Mercedes dhe shokut të tij në luftë për titull, Hamilton.

Gara e Grand Prix Arabia zhvillohet nesër./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close