Holanda dy ndeshjet e ardhshme dhe të fundit të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022” do t’i zhvillojë ndaj skuadrave të Malit të Zi dhe Norvegjisë.

All set for November
➥ for the last two World Cup qualification matches of 2021!13/11 |
–
| #MNENED
16/11 |–
| #NEDNOR#WCQ2022 pic.twitter.com/ScYDND7zsF
— OnsOranje (@OnsOranje) November 5, 2021
Ndeshjen e parë “tulipanët” do të luajnë si mysafir i Malit të Zi më 13 nëntor, gjersa tre ditë më pas ata do të jenë nikoqir i kombëtares së Norvegjisë më 16 nëntor.
Holanda ka gjashtë fitore, një barazim dhe një humbje pas tetë ndeshjeve në grupin G dhe ende nuk e ka siguruar kualifikimin.
“Portokallinjtë” renditen si lider me 19 pikë në tabelë, teksa ndjeken nga Norvegjia që ka dy pikë më pak, 17, dhe Turqia e treta që ka 15 pikë.
Me një fitore potenciale ndaj Malit të Zi, holandezët do të siguronin kualifikimin për Botëror. /Lajmi.net



–
|
|