Eddie Howe do të marrë postin e trajnerit të Newcastle

Skuadra e Newcastles pak ditë më parë shkarkoi trajnerin Steve Bruce shkaku i startit katastrofal të sezonit në Premier Ligë, transmeton lajmi.net.

U përmenden shumë emra të njohur si Antonio Conte, Unai Emery, Paulo Fonseca si zëvendësues të Bruce.

Megjithatë, trajneri i ri i Newcastle United do të jetë, Eddie Howe.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe Howe do të nënshkruajë kontratë tre-vjeçare me ekipin anglez.

Zyrtarizimi i 43-vjeçarit pritet të bëhet së shpejti, dhe klubi tani synon që të largohen nga zona e rrezikshme pasi ndodhen në vendin e 19-të në Premier Ligë.

Howe së fundmi ishte trajner i Bournemouth skuadër ku punoi për tetë edicione, gjatë viteve 2012-2020. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close