E konfirmon Romano, ky do jetë trajneri i ri i Newcastle United

Pas disa emrave të njohur në listën e sheikëve të Arabisë Saudite, është vendosur që drejtimin e skuadrës angleze ta marrë Eddie Howe, shkruan lajmi.net.

Newcastle arriti marrëveshje me Howe pasi iu dështoi marrëveshja me Paulo Fonseca dhe Unai Emery.

Këtë e ka konfirmuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, që zbuloi se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla që do kompletohen së shpejti.

Ndërkohë, objektivi kryesor i Howe do të jetë sigurimi i mbijetesës, ku pritet të këtë edhe disa transferime në afatin kalimtar të janarit./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close