Klubi francez është duke zhvilluar lojë më të mirë, edhe pse rezultati është i barabartë 1 – 1, shkruan lajmi.net.

Marseille kaloi në epërsi falë Arkadiusz Milik që realizoi nga pika e bardhë (33′), kurse në fundin e pjesës së parë, ishte Felipe Anderson që barazoi rezultatin (45+7).
Ndërkohë, Fenerbahce nën regjinë e Mërgim Berisha, është duke i dhënë leksion Antëerp me rezultat 0 – 3.
Yandas kaloi Fenerbahcen në epërsi pas vetëm nëntë minutave lojë, derisa Meyer pas një super asistimi nga Mërgim Berisha dyfishoi epërsinë (16′).
Golin e tretë e realizoi vetë Berisha në stilin gërshërë pas një harkimi të Yandas (29′).
Rezultate e të gjitha ndeshjeve në pjesën e parë./Lajmi.net


