“I thashë shko në ferr”, Gasperini zbulon bisedën me CR7 pas ndeshjes

Portugezi realizoi dygolësh për të barazuar rezultatin ndaj skuadrës italiane, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, trajneri i Atalantas, Gasperini zbuloi bisedën që kishte me Ronaldon, ku i kishte thënë ‘shko në ferr’.

“Ronaldo është një fenomen. Nuk e di sa ndeshje ka luajtur kundër nesh? Dhjetë? Nuk mbaj mend asnjë goditje të humbur nga ai. E shtrëngova pas ndeshjes dhe i thashë: shko në ferr”.

“”Dëgjova që disa trajnerë që thonë se Ronaldo ishte problem të menaxhohet, imagjinoni atë. Shumë rrallë që nuk gjuan në kornizë, në gjysmën e pjesës shënoi, pjesën tjetër prapë. I thashë diçka që në televizionin italian do censurohet, por i thashë të më lërë rehat”, përfundoi ai.

Ndërkohë, Man Utd është lider në grup me shtatë pikë, derisa Atalanta zë pozitën e tretë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close