Neziri: Shkëndija kërkon të mbajë ritmin e ndeshjeve të fundit

Kuqezinjtë tetovarë të shtunën në fushë të tyre ndeshen me Tikveshin në duelin e xhiros së 12-të, apo takim i parë i rrethit të dytë të garave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Me fitore 5:0 ndaj Renovës në Kupë dhe 2:0 me Rabotniçkin në kampionat, mbrojtësi i Shkëndijës, Mexhit Neziri thërret shokët e skuadrës të provojnë të ruajnë ritmin. 

Mexhit Neziri – Mbrojtës i Shkëndijës

 “Në tre ndeshjet e fundit të zhvilluara në Tetovë ne kemi tre fitore mjaft bindëse, pa asnjë gol të pranuar. Tash na presin tre ndeshje të ardhshme, të gjitha në Tetovë, dhe normalisht se do të kërkojmë fitore. Edhe në ndeshjen me Tikveshin futemi të motivuar për të marrë tre pikët. Atmosfera në skuadër është në nivel të lartë pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit. Me këtë xhiron e 12-të fillon faza e dytë, dhe shpresojmë në këtë fazë të grumbullojmë më shumë pikë sesa në fazën që e lam pas në 11 xhirot e kaluara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close