United preferon këtë menaxher para Contes

Brendan Rodgers është përpara Antonio Contes në garën për të pasuar Ole Gunnar Solskjaer në Manchester United, thotë ESPN.

Trajneri i Leicester City, i cili ka fituar dy trofe në 2021 me ‘Dhelprat’, ka kaluar përpara ish-trajnerit të Chelsea dhe Interit në listën e dëshirave të Old Trafford.

Solskjaer megjithatë ka ende kohë për të shpëtuar punën e tij në ‘Teatrin e Ëndrrave’, pasi atij do t’i jepen edhe dy ndeshje të tjera kohë për të rregulluar gjendjen kaotike të klubit anglez. /Lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close