Shpresat e KF Shkëndija kanë udhëtuar drejt Splitit të Kroacisë ku të mërkurën do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit me NK Hajduk Split U19 në kuadër të UEFA Youth League, model i Champions League për të rinjë. Dhe me të mbëritur në tokën kroate, nuk ka mundur të mungojë mikëpritja shqiptare, pasi ekspedita kuqezi menjëherë është kontaktuar nga afaristi tetovar me qëndrim pikërisht në Split, Adi Akiki dhe takimi vëllezërorë ka qenë i pashmangshëm.

Dueli Hajduk U19 – Shkëndija U19 luhet të mërkurën me fillim në orën 17:00, ndërsa ekipi kroat hynë me epërsi 2:0 nga ndeshja e parë e luajtur në Shkup më 30 shtator.

