Edwards ka luajtur një rol të madh te “Reds” që nga viti 2016, duke sjellë lojtarë të nivelit të lartë që i ndihmoi klubit anglez të fitojnë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, është raportuar se anglezi është duke menduar largimin nga “Anfield”, kur kontrata t’i skadon në fundin e sezonit.
Sipas The Sun, Real do bëjë lëvizjen në rast që bëhet e qartë se 41-vjeçari është gati për një sfidë tjetër.
Planet e “Galaktikëve” në afatin veror janë dokumentuar, por presidenti Florentino Perez beson që Edwards do t’iu ndihmonte në prapaskena.
Në të kaluarën, trajneri Jurgen Klopp ka mohuar mundësinë e largimit të Edwards./Lajmi.net/

