Newcastle shfaq interesim për Koulibalyn

Newcastle me pronarët e rinj pritet që të ndërtojë një ekip që do të luftojë për trofe në të ardhmen e afërt, transmeton lajmi.net.

Drejtuesit e ri menjëherë kanë filluar të mendojnë për transferimin e disa futbollistëve verën e ardhshme.

Sipas ‘Football Insider’, klubi anglez po synon ta ketë në ekip qendër-mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Për transferimin e tij thuhet se Newcastle do të jetë e gatshme të shpenzojë mbi 50 milionë euro.

Një gjë është pothuajse e sigurt se me pronarët e rinj Newcastle do t’i bëjë konkurrencë ekipeve si PSG, Man City në tregun e transferimeve. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close