Rikthimi i Liverpoolit te titulli kampion në Premier League pas 3 dekadash tashmë është thjeshtë çështje javësh.

Të kuqtë e thelluan përkohësisht në 25 pikë avantazhin ndaj Manchester City-t të vendit të dytë në Premier League pasi mposhtën me rezultatin minimal Norwich në transfertë falë një goli të Sadio Mane, 12 minuta para fundit të kohës së rregullt.
Kjo ishte fitorja e 17-të radhazi për Liverpoolin e Jurgen Klopp që në 26 takime ka regjistruar 25 fitore dhe 1 barazim dhe kryeson Premier League me plot 76 pikë.

