​ Maldini vazhdon me Milanin edhe edicionin e ardhshëm

Drejtori teknik i “Djallit” gjatë së hënës është takuar me administratorin Gazidis, për të programuar të ardhmen dhe jo vetëm.

Sipas Sky Sport, në shtëpinë e Milanit ka optimizëm për vazhdimin e kontratës me një ikonë si Maldini (ka kontratë deri në vitin 2020), i cili mbetet në qendër të projektit kuqezi.

52-vjeçari do të vazhdojë të punojë për merkaton dhe programin e sezonit të ri futbollistik. Qetësia në ambientin kuqezi erdhi pas një ecurie të jashtëzakonshme të rezultateve pas pauzës për shkak të pandemisë, që u reflektua me kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close