Pak pasi Qatip Osmani deklaroi se dorëhiqet nga bankina e Shkëndijës, nga klubi tetovar e kanë konfirmuar ndarjen me trajnerin e tyre më të trofeshëm. Përmes një komunikate zyrtare KF Shkëndija njofton se ka pranuar dorëheqjen e trajnerit dhe kështu zyrtarizohet ndarja me fituesin e 5 trofeve me kuqezinjtë.

Komunikata e Shkëndijës:

Qatip Osmani nuk është më trajner i Shkëndijës, pasi kryesia ka pranuar dorëheqjen e tij.
Shkëndija dhe Qatip Osmani ndajnë rrugët. Ndeshja e fundit e sezonit 2022/2023 përballë Rabotniçkit ishte e fundit për trajnerin Osmani në bankinën kuqezi. Tekniku ka ofruar dorëheqjen e tij, e cila është pranuar nga ana e klubit.
KF Shkëndija falemenderon Qatip Osmanin për angazhimin e tij në klub, duke i uruar shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.

