Mbyllen dilemat për pozitën e trajnerit të ri të Vllaznisë së Shkodrës. Ajo që paralajmërohej ka marrë zyrtarizim pasi nga tabori i skuadrës shkodrane kanë konfirmuar se bankinën i’a kanë besuar Goce Sedloskit. I shkarkuar nga FC Shkupi javë më parë, trajneri që fitoi titullin kampion me ekipin nga Çairi do të vijojë karrierën në Superligën shqiptare, për herë të parë në karrierë.

Njoftimi i Vllaznisë:
“Klubi Futbollit Vllaznia njofton se sapo ka arritur marrëveshjen me trajnerin Goce Sedloski deri në përfundim të sezonit të ardhshëm 2023-2024. Seldoski ka një karrierë të pasur si lojtar duke luajtur për klube me emër në Europe si Hajduk Split, Dinamo Zagreb si dhe në Premier Ligen angleze. Si trajner ka fituar trofe si dhe duke patur suksese edhe aventuren evropiane me Shkupin duke luajtur në playoff të kompeticioneve evropiane. Në ditët në vazhdim do ju informojmë detaje të mëtejshme në lidhje me organizimin e klubit në funksion të arritjes se objektivave sezonalë.”

