Zyrtare, referi slloven do të drejtojë derbin Gallatasaraj-Fenerbahçe

Federata Turke e Futbollit e ka bërë të ditur se në ndeshjen mes Gallatasarait dhe Fenerbahçes në Superligë do të jetë një gjyqtar i huaj.

Tashmë është konfirmuar se “referi” që do ta gjykojë këtë ndeshje do jetë slloveni, Slavko Vinçiç.

Vinçiç do të jetë me asistentët e tij: Tomaz Klançnik, Andraz Kovaçiç dhe Kadir Saglam.

Ndeshja mes Gallatasarait dhe Fenerbahçes e vlefshme për javën e 24-të në Superligën e Turqisë zhvillohet të hënën, më 24 shkurt, në orën 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close