Bundesliga ka marrë dritën jeshile për tu rikthyer, por jo më herët se 22 maji.

Kampionati më i fortë gjerman parashihej të riniste në fundjavën e 15 majit, por Qeveria e Gjermanisë ka insistuar se duhet të ketë një karantinë dy javore për të gjitha ekipet përpara se të fillojë të luhet futbolli. Kancelarja Angela Merkel ka vendosur të zhvillojë një takim me krerët e shteteve të mërkurën në 10 të mëngjesit për të diskutuar planet e Gjermanisë për lehtësimin e bllokimit aktual.Sipas kësaj situate aktuale,
Bundesliga me shumë gjasa mund të rinis pas 22 majit nëse eventualisht brenda kësaj kohe nuk shfaqet ndonjë problem tjetër.

