ZYRTARE: Olsen rikthehet tek Roma

Evertoni ka konfirmuar se portieri suedez i Romës, Robin Olsen nuk do të vazhdojë më në “Goodison Park”, shkruan lajmi.net.

Olsen ishte i huazuar sezonin e fundit në Everton nga Roma por si duket suedezi nuk ka mundur të shkëlqejë nën paraqitjet e mira të Jordan Pickford.

31 vjeçari fillimisht do të paraqitet në Kampionatin Evropian, “Euro 2020” me Suedinë ku më pas do të kthehet në Romë.

Nuk dihet nëse do të qëndrojë në kryeqytet, pasi sipas mediave italiane, Mourinho është duke kërkuar një portier./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close