ZYRTARE: Mingueza vazhdon kontratën me Barcelonën

Mbrojtësi i Barcelonës, Oscar Mingueza ka nënshkruar kontratë të re deri më 30 qershor të vitit 2023 me një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh.

Lojtari ishte i shoqëruar nga presidenti i klubit, Joan Laporta, ku nënshkori kontratë dy vjeçare.

Mingueza është bërë figurë kryesore në mbrojtje në vitin 2021, pas lëndimeve që patën “Blaugranët” dhe ka mahnitur me paraqitjet e tij.

Ai ka regjistruar 23 paraqitje në La Liga, pesë në Ligën e Kampionëve, pesë në Copa del Rey dhe dy në Super Kupën e Spanjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close