Klose bëhet asistenti i Flick te Bayerni

Klose rikthehet te Bayerni, por kësaj radhe jo si lojtar, por si asistenti i trajnerit Hansi Flick te Bayern Munich.

Ylli gjerman është promovuar në rolin e asistentit, pasi drejtoi skuadrën e U-17 të Bavarezëve me të cilët fitoi edhe titullin në rajonin e vet.

Klose luajti për Bayern ndërmjet viteve 2007-2011, duke shënuar 53 gola në 150 paraqitje.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close