Kthehet në Ballkan nga Brazili i largët fantazisti Viktor Nildo Juffo. I ardhur në Tetovë te Shkëndija e Tetovës ku fitoi kampionatin dhe Kupën, e më vonë do të luante në Slloveni me Koperin dhe në Maqedoni me Vardarin dhe Pelisterin, mesfushori transferohet zyrtarisht në Shqipëri, më saktësisht te skuadra e Bylisit.


Njoftimi i Bylisit:
“Braziliani Nildo Viktor Xhufo, nga sot është pjesë e skuadrës sonë. Xhufo ka luajtur me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, por edhe me Flamurtarin në Superioren tonë.
I urojmë mirëseardhjen në klubin tonë!”

