Zyrtare: Gorazd Mihailov, trajner i ri i Besës

Gorazd Miahilov edhe zyrtarisht është trajneri më i ri i Besës së Dobërdollit. Lajmin e ka konfirmuar vet skuadra me anë të një njoftimi në rrjetin social facebook.

Ja njoftimi i Besës së Dobërdollit:

KF Besa njofton se kemi arritur marrëveshjen me trajnerin Gorazd Mihailov, i cili do të udhëheqë ekipin si shef i stafit teknik. Pjesë e stafit të ri të trajnerëve do të jenë edhe Zlatko Ristov ndihmës trajner, Burim Sadiki video analist, Ivan Tiosavljevikj si trajnerë kondicionalë dhe trajner i portierëve Enver Ramadani.

KF Besa i uron mirëseardhjen Gorazd Mihailovit dhe gjithë stafit të ri, duke ju dëshiruar suksese në klub.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close