Në një kohë të vështirë, kur të gjithë po luftojnë me pandeminë Covid 19, Bayern Munich është kujdesur të kryej disa punë të brendshme të klubit.

Sot, kampionët e Bundesliga kanë njoftuar se Hansi Flick është emëruar edhe zyrtarisht si trajner permanent i skuadrës, transmeton lajmi.net.
Flick ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2023.
Hansi Flick zëvendësonte të shkarkuarin Niko Kovac dhe ishte në stolin e Bayern vetëm me detyrë të përkohshme.
Lojërat e tij duket se janë pëlqyer nga bordi drejtues i skuadrës që tashmë i ka dhënë atij kontratë afatgjate. /Lajmi.net/

